Një nga emrat e njohur të Vllaznisë gjatë historisë së saj padyshim që ka qenë edhe Lutfi Basha. Mbrojtësi i djathtë i kuqebluve mbahet mend nga të gjithë për shpirtin e tij luftarak në fushën e lojës.

Ai ka luajtur ne vitet ’70 me kuqeblute duke lene kujtime te mira tek te gjithe tifozet shkodrane. Po ndalemi sot tek ky personazh ngaqe ai ka ditelindjen. Feston 69 vjetorin e lindjes dhe me kete rast, gazeta “Shkodra Sport” i uron atij edhe 100 vite te tjera te lumtura.

Lutfi Basha ka lindur me 11 mars 1954 ne Shkoder, ne nje familje me shume tradite ne futboll sepse edhe vellezerit e tij e kishin ushtruar me perpara kete sport. Interesant eshte fakti se te gjithe ata kane luajtur si mbrojtes te djathte.

Ne sezonin 1973-74 do te jepte kontributin e tij ne shpalljen e Vllaznise kampione dhe me pas kalon tek Partizani per dy sezone gjate periudhes se kryerjes se sherbimit ushtarak.

Me pas do te kthehej ne vitin 1976 serish ne Shkoder duke iu bashkuar Vllaznise dhe ne sezonin 1977-78 duke luajtur 22 ndeshjet e plota si titullar ne formacion, do te ishte serish pjese e ekipit kampion.

Ne sezonin 1978-79 do te fitonte Kupen e Republikes po me Vllaznine dhe te njejten gje do te bente edhe ne sezonin 1980-81 duke fituar nje tjeter kupe, nderkohe qe nje vit me pas do t’i jepte lamtumiren futbollit, pikerisht ne moshen 28 vjeçare duke i liruar vendin një tjetër futbollisti të talentuar, Hysen Zmijanit.

Lutfi Basha ka luajtur në rolin e mbrojtësit të djathtë dhe mbahet mend edhe për golin e tij shënuar nga mesi i fushës në ndeshjen e Kupën Ballkanike ndaj Panathinaikos.
Gjergj KOLA