70 minuta i kane mjaftuar Tiranes per ta mbyllur me fitore ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj ekipit te Vllaznise luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres.

Vajzat kuqeblu nuk kane mundur dot t’i rezistojne kundershtareve nga kryeqyteti dhe si rrjedhoje jane detyruar “te dorezohen” duke e pranuar humbjen me shifrat 0-3.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Dorian Tafa eshte treguar shume inferior ndaj vajzave bardheblu. Vetem ne setin e pare eshte munduar te rivalizoje dhe ai eshte mbyllur ne shifrat 25-21 ne favor te mikeve nga kryeqyteti.

Ne te dytin epersia e tyre thellohet dhe do ta fitonin ate me rezultatin 25-16, ndersa ne te tretin Vllaznia eshte krejtesisht inekzistente ne fushen e lojes teksa shenon vetem 11 pike perballe 25 te Tiranes qe ne kete menyre e fiton krejt ndeshjen me rezultatin e paster 3-0.

Pas javes se 10-te te kampionatit Vllaznia ka arritur te grumbulloje 12 pike dhe eshte e pozicionuar ne vendin e katert nderkohe qe Tirana eshte e dyta me 23 pike./SHKODRA-SPORT.COM/