Partizani dhe Egnatia kanë barazuar në shifrat 0-0 duke ndarë nga një pikë dhe në pamje të parë është një rezultat që nuk ka kënaqur asnjërën prej skuadrave. Kjo sepse të kuqtë vijojnë të mbeten në pozita jo të mira në renditje ndërsa rrogozhinasit e shohin tashmë veten -4 pikë nga Vllaznia kryesuese.

Takimi në mes këtyre dy skuadrave është luajtur pasditen e sotme në “Arena e Demave” dhe është ndjekur me shumë interes nga tifozëritë e të dy ekipeve. Kuptohet që nuk kanë munguar edhe rastet e shënimit në portat respektive, por gola nuk ka patur edhe për meritë të portierëve Qirko e Dajsinani.

Pas këtij barazimi, “të kuqtë” shkojnë në kuotën e 8 pikëve, duke mbajtur vendin e 7-të. Në krahun tjetër me 15 pikë, skuadra e Egnatias ngjitet në vendin e dytë në klasifikim.

PARTIZANI- EGNATIA 0-0