Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPartizani fiton gjyqin në KAS, zhbllokohet merkato

Partizani fiton gjyqin në KAS, zhbllokohet merkato

Mbërrin lajmi i shumëpritur për Partizanin! “Demat e Kuq” kanë fituar zyrtarisht gjyqin në KAS, për zhbllokimin e merkatos.

Burime të sigurta pranë klubit të kuq bënë në dije se kryeqytetasit kanë marrë përgjigje pozitive nga KAS dhe tani mbetet vetëm që të fillojnë punën për përforcimin e skuadrës me lojtarët e nevojshëm.

Kujtojmë që Partizani u dënua pak muaj më parë për çështjen “Çinari”, me tri sesione merkato bllokim dhe me një gjobë 83 mijë euro. Ky vendim, u apelua nga drejtuesit, ndërkohë që sot ka mbërritur dhe përgjigjia pozitive.

Me zhbllokimin e merkatos Partizani do të ketë më shumë shanse për të luftuar për titullin kampion, duke parë që trajneri Daja arriti t’i marrte maksimumin grupit që kishte në fillim të sezonit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments