Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPartizani fiton pastër ndaj Bylisit dhe 'kap' Vllazninë në renditje

Partizani fiton pastër ndaj Bylisit dhe ‘kap’ Vllazninë në renditje

Partizani shkëlqen në “Air Albania”, duke mposhtur Bylisin me rezultatin 3-0, në një sfidë të dominuar totalisht nga të kuqtë. Goli i avantazhit erdhi në sekondën e 15-të të ndeshjes, duke ia bërë mjaft të lehtë këtë fitore skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e një goli, teksa në fragmentin e dytë të lojës “Demat e Kuq” realizuan edhe 2 herë të tjera me anë të Jasir Asanit dhe Çinarit, që ishin në superformë. Edhe ballshiotët e Dovedan patën disa shanse, kryesisht në pjesën e parë, por nuk u treguan të saktë para portës.

Më këtë triumf, Partizani u ngjit në vendin e tretë me 47 pikë, po aq sa Vllaznia e vendit të dytë. Skuadra kryeqytetase tashmë ka 2 pikë më pak se kryesuesit e Teutës.

FT: PARTIZANI-BYLIS 3-0

Stenio Zhunior 1′, Asani 69′, Çinari 84′

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments