HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPartizani gati t'i ofrojë rinovimin sulmuesit shkodran Erald Çinari

Partizani gati t’i ofrojë rinovimin sulmuesit shkodran Erald Çinari

Erald Çinari është një nga lojtarët që Partizani ka investuar në merkaton e verës së 2018-ës dhe deri në këto momente ka rezultuar një afrim i goditur për “demat”.

Shkodrani është nën kontratë deri në verën e vitit 2021, por për të mos precipituar situata si në rastin e Esat Malës, klubi pritet që të lëvizë dhe t’i ofrojë Çinarit një kontratë të re me terma të përmirësuar financiar.

Kontaktet e para thuajse kanë nisur dhe parimisht gjithçka duket në rrugë të barë, pasi palët në përgjithësi janë të kënaqura nga bashkëpunimi në 18 muajt e parë. Me largimin e Jasir Asanit prania e Çinarit në ekip bëhet akoma më shumë e domosdoshme, pasi luan në dy krahët e sulmit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments