Erald Çinari është një nga lojtarët që Partizani ka investuar në merkaton e verës së 2018-ës dhe deri në këto momente ka rezultuar një afrim i goditur për “demat”.

Shkodrani është nën kontratë deri në verën e vitit 2021, por për të mos precipituar situata si në rastin e Esat Malës, klubi pritet që të lëvizë dhe t’i ofrojë Çinarit një kontratë të re me terma të përmirësuar financiar.

Kontaktet e para thuajse kanë nisur dhe parimisht gjithçka duket në rrugë të barë, pasi palët në përgjithësi janë të kënaqura nga bashkëpunimi në 18 muajt e parë. Me largimin e Jasir Asanit prania e Çinarit në ekip bëhet akoma më shumë e domosdoshme, pasi luan në dy krahët e sulmit.