Partizani pasi fitoi gjyqin në “CAS”, tashmë është gati që të bëj merkato. Të kuqtë duket se e kanë gati afrimin e parë dhe bëhet fjalë për një futbollist që ka spikatur me Vllaznisë dhe të kuqtë në Superiore.
Eraldo Çinari do të jetë gati për trajnerin Ilir Daja, një lojtar mjaft cilësor, që luan si sulmues i parë, por edhe i “maskuar”.
Në fakt, Çinari është në kulmin e karrierës dhe duke parë se Partizani ka vujatur jo pak në vijën e parë, sigurisht që rikthimi i tij është një forcë e madhe për trajnerin Ilir Daja.
Por, veç tij, të kuqtë do të afrojnë edhe të tjerë futbollistë që kanë spikatur në ekipe të elitës, apo dhe nga jashtë, shqiptarë dhe të huaj. Partizani tashmë synon që të ketë një ekip kompakt dhe me pretendime për titullin…/Vipsport/