Barazimi 0-0 jo vetem qe nuk ka kenaqur shkodranet ne perballjen e sotme me Partizanin, por kjo ndeshje ka lene pasoja tek kuqeblute edhe per sfiden e ardhshme, ate qe do te luaje javen tjeter po ne Shkoder ndaj Skenderbeut.

Ne takimin e sotem ndaj te kuqve, jane ndeshkuar me kartona te verdhe plot 4 futbolliste te Vllaznise, por per 2 prej tyre, keto kartona kane rezultuar te jene te katertit dhe si rrjedhoje do te jene te pezulluar per takimin e rradhes.

Behet fjale per mesfushorin Ardit Krymi dhe sulmuesin Fahrudin Djurdjevic. Kuptohet qe mungesa e Krymit “djeg” me shume per vete rendesine qe ka ky lojtar ne mesfushen shkodrane.

Nderkohe Djurdjevic sot ka qene rezerve megjithate ka luajtur ne pjesen e dyte ku dhe eshte ndeshkuar, prandaj dhe do te jete nje mungese e cila mund te kete ndikimin e vet ne skuader per sfiden tjeter.

Perpos Krymit e Djurdjevic qe jane mungesa te sigurta, pritet te shihet edhe gjendja e brazilianit Victor da Silva, nese do te rikuperohet apo jo deri te shtunen./SHKODRA-SPORT.COM/