Mungesa e rezultateve ne ndeshjet e fundit, ka bere qe edhe futbollistet e Vllaznise te humbasin qetesine. Nje gje e tille ka nisur te shfaqe edhe probleme ne maredheniet me njeri- tjetrin.

Kjo gje u shfaq diten e sotme dhe kane qene dy perplasje te cilat kane marre edhe vemendjen e tifozeve shkodrane te cilet nuk arrijne te kuptojne ate qe po ndodh ne skuader.

Fillimisht ka qene mesfushori Krymi qe duket se ka patur diçka per te sqaruar me Latifin, ngaqe ky i fundit nuk po markonte si duhet kundershtarin dhe kjo u krijonte probleme mesfushoreve.

Por gjeja me e shemtuar ka ndodhur ne minuten e 91-te. Aralica nuk ben serish te njejten gje per te markuar kundershtarin dhe kjo ka bere qe Hakaj t’i thote diçka ne distance kroatit. Por kjo gje nuk i ka pelqyer ketij te fundit.

Si rrjedhoje i eshte afruar ne zone Hakajt dhe madje te dy kane perdorur edhe duart duke shtyre njeri- tjetrin. Nje situate e pakuptimte qe ka çuditur tifozet, por mesa duket jo trajnerin Plori. Madje ky i fundit pas ndeshjes eshte shprehur se nuk ka pare asgje nga keto.

“Une kete qe thoni ju, tani po e marr vesh. Isha duke ndjekur ndeshjen dhe isha shume vigjilent por nuk e kam pare nje gje te tille. Ndoshta mund te kete ndodhur, por une nuk e kam verejtur ate gje.

Di te them se ne dhomat e zhveshjes nuk ka patur asgje, lojtaret kane qene shume te qete, por kuptohet nervoz me situaten e krijuar nga mungesa e rezultateve”-i eshte pergjigjur ai pyetjes se gazetareve ne lidhje me kete çeshtje./SHKODRA-SPORT.COM/