Egnatia kryeson me meritë Superioren dhe pas fitores 3-0 me Dinamon trajneri Edlir Tetova tregon se çfarë e ka kënaqur në këtë sfidë. Tetova pohoi se nuk e priste që Dinamo të ishte kaq difesive.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “MCN”, ai sqaroi disa detaje për ekipin e tij dhe të ardhmen:

“Besoj se ndeshjen e kishim përgatitur mirë. Kishim mungesën e kapitenit, por të gjithë lojtarët u shfaqën mirë dhe kryen detyrat. Ndeshja nisi vrullshëm, patëm rënie por u kthyem sërih me perlën e Zejnullait. Jam shumë i kënaqur për çfarë u bë sot. Manovra ishte cilësore dhe shënuam si me Laçin. Tamam siç e kërkoj unë, duhet të ishte Zejnullai, por rastisi Paulaskas. Jam i kënaqur gjithsesi.

Dinamo e dobët?

Ndeshjet janë të ngjeshur dhe lodhja ndikon te skuadrat. Dinamon nuk e prisja kaq mbrojtësi në 70 metra, gjithsesi filozofi e trajnerit të tyre.

E vetmja gjë që më gëzon sot është rikthimi i lojtarëve se kemi pasur shumë dëmtime. Pushimi erdhi në kohën e duhur.

Pse nuk luan Duamena nga fillimi?

Duamena ka marrë një goditje ndaj Vllaznisë. Kemi bërë maksimumin ndaj Teutës. Koha e ngjeshur bëri që të mos riaftësohej dhe vendosëm të rrijë pushim dhe të rikuperohet gjatë pauzës.

Peng nga humbjet?

Po themi ndeshja me Teutën se erdhi nga një gabim, pasi nuk pati raste. Futbolli të ndëshkon nga një gabim dhe kundërshtari mbyllet pastaj.

Goli i Zejnullait perlë, ishte çështje kohe se i bën në stërvitje. Madje më ka kërkuar që po të ketë faull ta gjuaj dhe i thashë po.

Aspirantët

Trajnerët e tjerë vijnë të shikojnë Egnatian, pasi u pëlqen loja jonë. Gjithsesi, në vitin 2025 e keni vendin bosh”.