Egnatia triumfoi 3-0 ndaj Dinamo City, në sfidën e vlefshme për javën e tetë në Superiore.

Një fitore e rëndësishme për rrogozhinasit, që shkëputen në krye të renditjes me 16 pikë, 4 më shumë se ndjekësit e Skënderbeut. Ndërkohë Dinamo mbetet në vendet e fundit me vetëm 7 pikë.

Sa i përket ndeshjes, Paulauskas zhbllokoi sfidën në minutën e 26-të, ndërsa gjashtë minuta më vonë, ishte Zejnullai që dyfishoi shifrat me një supergol nga goditja e dënimit.

Për të vulosur shifrat mendoi Ahmetaj, që shënoi edhe të tretin në minutën e 88-të. Dinamo luajti me 10 lojtarë nga minuta e 72-të, pasi Krasniqi u ndëshkua me të kuq