Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPartizani me dy shkodranë në formacion, synon fitoren sot ndaj Tiranës

Partizani me dy shkodranë në formacion, synon fitoren sot ndaj Tiranës

Sot luhet derbi dhe secili duhet dhe është gati. Mjaft që trajneri t’i japë jelekun e titullarit dhe prej gjithsecilit pritet më shumë sesa maksimumi në këtë 90-minutësh. Në dallim nga ndeshja e fundit, trajneri Sormani do të bëjë disa lëvizje në formacion. Ndryshimet në fazën defensive janë të detyrueshme, ku me dëmtimin e Trashit, Hakaj pozicionohet titullar në të majtë.

Eneo Bitri rikthehet nga pezullimi, ndaj sot do të formojë dyshen e qendrës me Egzon Belicën. Ndërsa lëvizjet në sulm janë të diktuara nga efektiviteti i disa lojtarëve në javët e fundit, por edhe nga paraqitja që Solomon bëri ndaj Bylisit.

Nga ajo që është parë në seancat e fundit, sulmuesi nigerian e ka humbur primatin për të qenë titullar dhe me shumë mundësi në vend të tij do të luajë Brajan Braun. Por në seancën e djeshme, trajneri Sormani i ka provuar edhe alternativat e tjera në fazën sulmuese, ku përveç Bardhit, Braunit dhe Çinarit që mendohen titullarë, u përfshinë edhe Solomon dhe Tedi Cara.

Planet për derbin janë pasuruar së fundmi, pasi Mala shikohet një alternëtivë e mundshme. Madje trajneri e ka përdorur si në fazën sulmuese, por edhe në mesfushë.

Ndaj, ekzistojnë disa plane për formacionin e derbit, ku dyshimet më të mundshme janë të përfshirjes së Solomon për Braun dhe Ferhatit në mesfushë për Brojën. Në stërvitjen e fundit, ekzekutimi i goditjeve standarde dhe ushtrimet taktike, kanë qenë në fokusin e trajnerit dhe të të kuqve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments