Ai ka 21 vite që luan futboll profesiona, Jefferson Louis ka luajtur për 36 klzbe, si dhe për kombëtaren e tij të Dominikas.

Sulmuesi, i cili njëherë është përballur me Arsenal në raundin e tretë të FA Cup, ka lëvizur nga divizioni në divizion duke luajtur për ekipe si Wrexham, Oxford United dhe Lincoln City.

Lolis, tani 38 vjeç, ka luajtur për dy skuadra këtë sezon, Banbury United dhe Chesham United dhe aktualisht është duke kërkuar një klub të ri.

Kjo e bën lojtarin më të lëvizur të historisë, duke kaluar portierin legjendar John Burridge i cili ka luajtur për 29 klube të ndryshme.
Ai është shprehur për The Telegraph në 2014: “Është si një mallkim.

“Kur nënshkrova për Wrexham, trajneri Saunders më tha: ‘Do të doja të të kisha pasur kur ishe i ri. Do të ishte një lojtar i Premier League tani.’

“Kur e thonë këtë gjë më bën të mendoj se diçka ka shkuar keq për mua.”

Lolis e konsideron veten e tij një lojtar që punon shumë, që jep gjithçka. Ai mendon se nëse i tregon dashuri, do të nxjerrësh më të mirën prej tij.

Gjithsesi, ai ka pranuar se ndërrimi i shpeshtë i klubeve e ka bërë të vështirë për trajnerët të enë besim tek ai.

“Njerëzit thonë se duhet të jem një rebel.”/telesport/