Pasi kanë kaluar AAS-në dhe Partizanin në dy turet e para, 19 vjeçarët e Vllaznisë do të ndeshen në turin e tretë të Kupës së Shqipërisë me Dinamon. Ndeshja do të luhet sërish në Kamëz megjithatë kuqeblutë konsiderohen favoritë.

Ata janë të bindur se mund t’ia dalin edhe këtë herë. Futbollistët e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani duan një tjetër fitore. Ata duken shumë të motivuar. Udhëhiqen nga kapiteni Arsaed Rahova dhe besojnë tek ai.

Interesant është fakti se zgjedhja e kapitenit nuk ka qenë një vendim i trajnerit apo i klubit. Ka patur një votim të të gjithë futbollistëve të ekipit dhe shumica kanë votuar për Rahovën.

Që do të thotë se ky futbollist i ka aftësitë për të qenë një lider. Jo më kot, pak ditë më parë drejtuesit e klubit Vllaznia i ofruar firmosjen e kontratës dhe tashmë 18 vjeçari do të jetë pjesë e kuqebluve deri në fund të sezonit 2020-21.

Luan si mesfushor qendre por shpeshherë është aktivizuar edhe si mbrojtës krahu. Ndër veçoritë kryesore të tij është lufta e fortë sportive, shpirti i garës dhe autoriteti që shfaq në fushë.

Këto gjëra i shfaqi edhe në ndeshjet e fundit që janë luajtur për kupë. Ndonëse Partizani nga shumëkush u konsiderua favorit për kalimin në gjysmëfinale, nuk ndodhi kështu.

Rahova dhe shokët e tij të ekipit bën një ndeshje të shkëlqyer dhe ishin ata fituesit. Do të tentojnë ta bëjnë këtë gjë dhe ndaj Dinamos të shtunën për të siguruar fillimisht finalen dhe padyshim që do të tentojnë ta fitojnë edhe atë. Mundësitë për ta bërë këtë gjë i kanë.
© shkodrasport.com