“Trajneri i ardhshëm i Italisë? Emrat kandidatë janë të njëjtët që kanë qarkulluar dhe janë dëgjuar, që kanë ndarë me mua ndeshje edhe me përfaqësuesen. Si Mancini, thjeshtë për të përmendur njërin”.

Zëvendësi i Presidentit të emëruar të Federatës Italiane të Futbollit, Alessandro Costacurta ka shpërndarë kështu identikitin e trajnerit potencial të përfaqësueses italiane.

“Do të duhet të bëhen disa konsultime. Mendoja se për të stërvitur përfaqësuesen nevojitej një seleksionues. Më pas Conte bëri mrekullinë sportive në Europian dhe më shtoi dyshimet. Duhet të vlerësohet ata që janë kandidatët.

Jemi më të mirët në botë, si trajnerë, stërvitës dhe seleksionues”, deklaroi Costacurta. Një qëndrim i konfirmuar edhe nga vetë presidenti i emëruar në krye të FIGC, Roberto Fabbricini. Conte, Mancini, Ancelotti, Ranieri: emri i trajnerit të ardhshëm të azzurrëve nuk duhet të jetë jashtë kësaj liste kandidatësh dhe lajmin e ka konfirmuar vetë kreu që u emërua në krye të federatës jo si i zgjedhur.

“Mancini e di që është në Romë, por nuk është kontaktuar. Conte duket i uritur të rikthehet me uniformën azzurre. Ancelotti e hap dhe e mbyll derën, Ranieri nuk është jashtë. Nuk ka të favorizuar, duhen vlerësuar prot dhe kundrat, por duhen bërë edhe llogaritë”, deklaroi Fabbricini./telesport/