Blerja më e re e Partizanit, Ferhan Hasani kreu sot seancën e parë stërvitore me “demat”. 30-vjeçari i është bashkuar skuadrës në kompleksin sportiv “Football Republic”.

Një lajm i mirë për skuadrën dhe trajnerin Ilir Daja është rikthimi i mesfushorit Jurgen Bardhi. 23-vjeçari shleu pezullimin në ndeshjen me Teutën për shkak të ndëshkimit me karton të kuq në derbi.

Ai do të marrë vendin e Valentino Muratajt, i cili mungon në sfidën e ardhshme kundër Vllaznisë për shkak të kartonit të kuq në Durrës, ndërsa kjo me kuqbelutë është një sfidë vendimtare për Partizanin, e cila do të ndikojë shumë edhe në synimin titull që kanë të kuqtë.

Ne kampin e kuq ka besim se mund t’ia dalin te fitojne ndaj shkodraneve, por ne fakt edhe keta te fundit mendojne te njejten gje dhe per kete arsye, do te jete nje sfide shume interesante ne mes ketyre dy ekipeve me shume emer.