Klubi i Partizanit është dënuar nga Komisioni i Disiplinës me dy ndeshje pa tifozë, shkak i ngjarjeve në derbin e kryeqytetit. Të kuqtë e shlyen një takim me dyer të mbyllura, pikërisht javën e shtatë në “Selman Stërmasi” përballë Teutës.

Partizani ka të drejtë të shlyejë dënimin duke paguar për ndeshjen e mbetur dhe në këtë mënyrë të ketë me vete lojtarin e 12-të në Shkodër.

Kur duhet edhe një javë nga kjo transfertë, nga klubi kryeqytetas nuk ka asnjë sinjal nëse dënimi do të shlyhet ose jo. Në këtë mënyrë, mbështetësit e zjarrtë të Partizanit nuk do të kenë mundësi të shkojnë në transfertë të organizuar për të mbështetur ekipin e tyre.

Nëse kjo nuk ndodh, atëherë mes tifozëve shkodranë do të “infiltrohen” edhe ultras të kuq. Kjo përballje pritet me interes në të dy kampet, për vazhdimësinë e të dy ekipeve në kampionat./newsport/