Sulejman Starova, specialist futbolli, duke folur për miqësoren e Shqipërisë me Katarin, ku u mposhtëm minimalisht, tha se lojtarët që grumbullohen në Kombëtare, iu rritet ambicia, por edhe niveli.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Starova tha se dy miqësoret e fundit nuk kanë shumë rëndësi, sepse sipas tij trajneri Reja do të largohet dhe do të vijë një trajner i ri, i cili do i shikojë nga e para.

Janë lojtarët më të mirë të vitit të fundit në Superiore. Lojtarët kur grumbullohen në Kombëtare, është një nder i madh. Kjo do u rrisë ambicien, por edhe nivelin. Të shikojmë cilin do marrë Reja në dy miqësoret ndaj Armenisë dhe Italisë.

Nëse merr ndonjë, do të jetë një bonus. Unë kam bindjen se Reja do largohet. Ai që do vijë, do i shikojë vetë. Reja do e dorëzojë postin. Këto dy ndeshje me lojtarët e Superiores i bëmë kot. Ai që do vijë, do i shikojë nga e para.