Partizani do të luajë të dielën në transfertë kundër Kukësit, ndeshje e vlefshme për javën e 14-të të Superiores. Tifozët e kuq, “Ultras Guerrils” po bëhen gati për këtë takim të rëndësishëm teksa në një njoftim në faqen zyrtare bëjnë me dije se udhëtimi do të jetë i organizuar.
Bileta kushton 700 lekë për të gjithë ata që kanë dëshirë të jenë të pranishëm në këtë takim. Nisja e tyre do të bëhet nga Pallati i Sportit. Në lajmërimin e bërë thuhej:
“Edhe dy ndeshje kanë mbetur deri në përfundimin e aktivitetit per këtë vit kalendarik. Guerrils fton gjithë tifozerinë e kuqe te impenjohet dhe të përkushtohet maksimalisht për përballjet e radhës.
Kukësi – Partizani, të dielën 19/12 ora 16:45.
Stadiumi Loro Boriçi. (Transporti kushton 700 leke, nisja bëhet tek Pallati i sportit)
Partizani – Tirana, të enjten 23/12 ora 19:46.
Stadiumi Qemal Stafa. (Grumbullimi fillon tek Baza 46, dhe detaje të tjera në lidhje me marrshimin dhe biletat do të kemi në vazhdim)
Forca Partizani!”