Ndeshja Vllaznia U19- Shkendia D U19 per momentin eshte nderprere dhe ende nuk ka rifilluar per shkak te reshjeve te shumta te shiut qe kane pushtuar fushen sportive “Reshit Rusi” duke e bere te pamundur luajtjen normale te saj.
Siç e shikoni edhe nga fotoja ilustruese e ketij shkrimi, pjesa me e madhe e fushes eshte e mbuluar nga uji dhe per rrjedhoje dy ekipet ende nuk kane dale ne fushen e lojes per te vijuar me pjesen e dyte te ndeshjes.
Pjesa e pare eshte mbyllur normalisht dhe Vllaznia U19 udheheq aktualisht me shifrat 3-0. Rezultati eshte zhbllokuar ne minuten e 12-te me ane te Dedes nderkohe qe ne minuten e 19-te Qypi ka shkaktuar autogol duke ia dyfishuar avantazhin kuqebluve.
Ne fundin e kesaj pjese do te vinte edhe goli i trete me autor Radovanin. Ketu eshte nderprere gjithçka dhe ekipet jane ne dhomat e zhveshjes duke pritur permiresimin e kushteve atmosferike por nuk perjashtohet mundesia qe ndeshja te mos rinise.
Dhe ne fakt keshtu eshte vendosur. Delegati i Federates, pas konsultimit me arbitrat e ndeshjes dhe me trajneret e te dy ekipeve kane vendosur qe takimi te mos vazhdoje me.
Tashme pritet vendimi i FSHF-se per te mesuar se kur do te luhet pjesa e dyte e ndeshjes ne mes Vllaznia U19 dhe Shkendia D U19.
P