Është mbyllur java e 35-të në Kategorinë Superiore, ku nuk munguan surprizat, por edhe tashmë është vendosur gjithçka.

Tirana tashmë është shpallur kampione, Kukësi mbetet në vendin e dytë dhe ndjen rrezikun e Laçit, i cili qëndron në kuotën e 61 pikëve, 2 pikë më pak se verilindorët.

Teuta gjithashtu ka siguruar matematikisht pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Vllaznia edhe matematikisht duhet të luajë një ndeshje në “play-out” për të siguruar mbijetesën, në të kundërt rrezikon rënien.

Java e fundit e Superliges qe do te luhet diten e merkure kesisoj ka shume gjera per te thene. Thjesht duhen luajtur ndeshjet e saj sa per te permbyllur ecurine 36 javore te kampionatit sepse tashme çdo gje eshte mbyllur.