Tuesday, January 20, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPartizani nis sulmin për Krymin, Vllaznia mbrohet me një taktikë tjetër

Partizani nis sulmin për Krymin, Vllaznia mbrohet me një taktikë tjetër

Partizani dëshiron të përforcohet akoma më shumë në merkaton e verës. Trajneri Skënder Gega synon që të ketë një ekip kompakt para fillimit të kampionatit.

Numri një i stolit nuk është i kënaqur me ekipin e tij, pasi e ka deklaruar se kërkon përforcime në të gjithë repartet e ekipit të tij.

Një ndër emrat që ka zënë vend në listën e teknikut është Ardit Krymi. Ky i fundit luan me Vllazninë dhe është një nga dëshirat e “demave” për merkaton e verës. Mesfushori ka kontratë te shkodranët dhe ekipi kuqeblu nuk e lë që të largohet.

Skuadra shkodrane nuk dëshiron të humbasë një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, madje janë duke menduar që t’i lënë Krymit dhe shiritin e kapitenit, për ta mbrojtur nga largimi.

Partizani nuk është dorëzuar dhe duket se do të tentojë deri në fund Krymin. Gjasat janë që marrëveshja të mbyllet me sukses./sport-ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments