Partizani vazhdon përsëri të çuditë me gola në minutat shtesë të ndeshjeve. Edhe sot, një i tillë i ka siguruar fitoren Partizanit në një transfertë shumë të vështirë ndaj Laçit.
Ndeshja mes dy skuadrave ishte e barabartë dhe kishte luftë në çdo cep të fushës. Megjithatë, munguan rastet për shënim të këtij dueli, pasi ekipet ishin shumë të vëmendshme për të mos lënë hapësira, më shumë se sa për të krijuar mundësi të rrezikshme para portës kundërshtare.
Kur dukej se gjithçka po shkonte drejt barazimit, ishte përsëri Partizani që gjeti devijimin e duhur me anë të Taipit në shtesën e sfidës, për të siguruar tre pikë të arta që e mbajnë në hapin e Egnatias në kreun e renditjes.
LAÇI 0-1 PARTIZANI
90″+4′ Taipi