Veleçiku ka marre nje fitore shume te rendesishme ne ndeshjen e rradhes per kampionat duke fituar ne transferte ndaj ekipit te Naftetarit me rezultatin e ngushte 1-0.

Fatin e ndeshjes te luajtur ne stadiumin “Bashkim Sulejmani” te Kuçoves e ka vendosur futbollisti Elvis Rustemaj me golin e shenuar qe ne minuten e 14-te te ndeshjes. Me pas, pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipet nuk ka patur gola te tjere dhe gjithçka eshte mbyllur me kete avantazh te koplikasve.

Me fitoren e sotme ndaj Naftetarit, Veleçiku eshte ngjitur ne kuoten e 43 pikeve dhe mban serish vendin e dyte ne renditje. Nderkohe qe po me te njejten kuote pikesh eshte edhe Sopoti ndersa Valbona eshte ne vendin e trete me 42 pikeve.


NAFTETARI- VELEÇIKU 0-1

Goli: Elvis Rustemaj ’14

VELEÇIKU: L. Kaçaj, Elbasani, B. Çokaj, Zefi, Banushaj, Elv. Rustemaj, Kaceli, Shekaj, Hajdari, Rragami, Ujkaj. Trajner: Dritan Smajlaj. U aktivizuan edhe Ivziku, Elid. Rustemaj, A. Kaçaj.