Partizani ka qenë “preja” e preferuar e Vllaznisë në këto vitet e fundit dhe ndeshja e fundjavës shikohet si mundësi për t’i dhënë fund krizës së rezultateve dhe rikthim te fitorja.
Trepikëshin e fundit e kanë marrë ndaj Dinamos, duke bërë që shkodranët të kalojnë një minikrizë, nga ku shpresojnë që t’i largohen, për më tepër që ndiejnë edhe rrezikun e mosarritjes së Kupave të Europës.
Pa sulmuesin brazilian Victor Da Silva, trajneri Plori po përgatit “kurthin”, edhe pse e ka të vështirë të gjejë një zëvendësues për të.
Gjasat janë që në pozicionin e tij të aktivizojë Gjurgjeviçin, si futbollistin që i plotëson karakteristikat, duke plotësuar kështu një vend në sulm.
Maringlen ZHIVANI