Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPartizani pritet të prezantojë sot drejtorin e ri sportiv

Partizani pritet të prezantojë sot drejtorin e ri sportiv

Për skuadrën e Partizanit e sotmja pritet të jetë një ditë e rëndësishme pasi pritet që të prezantohet drejtori i ri sportiv i klubit. Burime pranë ekipit në fjalë kanë bërë me dije se i përzgjedhuri do të jetë Agim Ibraimi.

Partizani synon të forcojë strukturat drejtuese, ndërsa zgjedhja e Ibrahimit nuk është rastësore pasi ky i fundit është një njohës i mirë i kampionatit tonë.

Ish-futbollisti i njohur ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në futbollin shqiptar gjatë karrierës së tij si futbollist ku ka milituar me fanellën e Kukësit dhe Dinamos.

Pas mbylljes së karrierës si futbollist, Ibrahimi ka vijuar të jetë i angazhuar në futboll edhe në role drejtuese. Më herët, ai ka ushtruar detyrën e drejtorit sportiv te KF Tirana, ku ka fituar eksperiencë të vlefshme në menaxhimin sportiv dhe ndërtimin e skuadrës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments