Burreli vazhdon te godase ne merkato dhe diten e sotme ka zyrtarizuar edhe dy blerje te tjera shume te rendesishme me te cilat eshte forcuar ndjeshem.

Behet fjale per dy futbolliste shkodrane shume te njohur. Njeri eshte Uendi Vecaj i cili pat spikatur tek Vllaznia, me pas kaloi tek Dinamo Zagreb ndersa ne dy sezonet e fundit ka luajtur me Teuten dhe Laçin.

Duke qene aktualisht pa ekip dhe ne pritje te ofertave te tjera, ai ka pranuar oferten e trajnerit Samuel Nikaj per te qene pjese e ekipit te Burrelit.

Futbollisti tjeter eshte sulmuesi Jasmin Rraboshta. Ai ka luajtur kampionatin e kaluar ne Kosove ndersa tani do te luaje per matjanet.

Edhe me keto dy perforcime, Burreli duket qarte se ka objektiva serioze per sezonin e ri ku do te tentoje ngjtjen ne Superlige pas shume vitesh.

Trajneri Nikaj e ka deklaruar se objektivat do te jene serioze dhe me keto perforcime padyshim qe konsiderohet nje ekip pretendent.

www.shkodrasport.com