Lukas Karodoso e ka parë përsëri veten mes protagonistëve te Partizani në këtë sezon. Mes emergjencës së shkaktuar si rrjedhojë e bllokimit të merkatos, sulmuesi brazilian mbeti pjesë e të kuqve edhe në edicionin aktual dhe tashmë shpreson që të bëjë të vetin një tjetër titull kampion, siç ia doli dy vite më parë me këtë ekip.
Në një prononcim për mediat braziliane Kardoso nuk ka ngurruar të shprehë këtë ëndërr, duke u treguar në vendlindje se tani ekipi është në rrugë të mbarë. “Kam luajtur 13 ndeshje e shënuar tre gola. Jemi në vendin e dytë me 6 pikë diferencë”, tregoi Kardoso.
Ndërkohë, ai ka zbuluar se në fakt, këtë eksperiencë te Partizani muns ta linte në gjysëm në janar. Sipas Kardoso, për të ishin interesuar në kampionatin qipriot, por klubi i kuq kishte refuzuar një ofertë të mirë ekonomike për ta mbajtur futbollistin deri në mbyllje të edicionit.
Në staf ai shihet si një alternativë e vlefshme për pjesën e mbetur të sezonit ku të kuqtë e shohin veten në garë për fitoren e dy trofeve apo pjesëmarrjen në Kupat e Europës./vipsport/