HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPartizani s’gjen qetësi, 4 pjestarë trazojnë ujërat brenda familjes së kuqe

Partizani s’gjen qetësi, 4 pjestarë trazojnë ujërat brenda familjes së kuqe

Abissnet Superiore nis më 20 gusht dhe skuadrat po shkojnë drejt fundit me përgatitjet.

Një prej klubeve është Partizani, që nuk duket se po e nis në mënyrën më të mirë të mundshme këtë kampionat. Kjo pasi 4 lojtarë nga kontigjenti i sezonit të fundit, 2 prej të cilëve titullarë, janë kthyer në çështje.

Bëhet fjalë për Alban Hoxhën, Egzon Belicën, Saliou Sembene dhe Maguette Gueye. Për dy të parët tema e diskutimit është në lidhje me sezonin e ardhshëm, pasi klubi kërkon të vendosë kushte të tjera që lidhen me pagën apo vendin e titullarit.

Në anën tjetër Sembene dhe Maguette kanë shprehur hapur dëshirën për t’u larguar. Të katërt këta lojtarë janë çështje për t’u zgjidhur, pasi dhe koha nuk premton.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments