Partizani është hedhur i gjithi në merkato për të përforcuar skuadrën në vigjilje të ndeshjes në Ligën e Konferencës ndaj Saburtalos, por edhe të edicionit të ri të Kategorisë Superiore.

Së fundmi “TuttoMercatoWeb” ka raportuar se Partizani është në ndjekje të sulmuesit të Milanit, Luan Kapani, teksa të kuqtë e duan në formulën e huazimit.

22-vjeçari, i cili është në pronësinë e kuqezinjve nga Milano, në 34 ndeshje të luajtura në Serinë C gjatë sezonit të fundit, të ndara mes Viterbezes dhe Grosetos si i huazuar, braziliani ka shënuar në total 4 gola.

Më parë Kapani ka mbajtur veshur edhe fanellat e Rasing Santanderit, Lacios dhe Flamengos.