Vllaznia do ketë një ndeshje shumë të vështirë kundër Partizanit ditën e shtunë në kuadër të javës së 30-të të kampionatit. Një ndeshje që luhet direkt për zonën europiane dhe që risillet në Shkodër vetëm 10 ditë pas eleminimit që i bënë kuqeblutë në kupë kryeqytetasve. Statistikat e ndeshjeve të fundit flasin në favor të shkodranëve.

Madje në Shkodër dhe në stadiumin “Loro Boriçi”, Partizani ka thuajse 3 vite që nuk njeh fitore. Më saktë në datën 19.10.2019, luhej ndeshja e javës së 8-të të edicionit 2019-20. Të kuqtë triumfonin në Shkodër në shifrat 1-3. Do ishin kryeqytetasit që kalonin në avantazh të hershëm me William Corderio në minutën e 14-të.

Gol që do arrihej nga Ardit Krymi vetëm pas 4 minutash në të 18-tën minutë. Do ishte ish-futbollisti i Vllaznisë dhe i Partizanit, Erald Çinari që në minutën e 90-të do shënonte për Partizanin në atë sfidë.

Gol që do pasohej edhe nga një tjetër i Jasir Asanit në minutat shtesë të ndeshjes. Ky ishte edhe triumfi i fundit në “Loro Boriçi” për kryeqytetasit.

Duket se stadiumi i Shkodrës është shndërruar në një fortesë për Vllazninë në takimet kundër Partizanit. Ndërsa për të kuqtë është një tabu fitorja në Shkodër prej disa vitesh. “Mallkim” që do përpiqen që ta thyejnë ditën e shtunë në përballjen e rradhës.

Endri ÇINARI