Partizani do të luajë ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Vllanizsë në transfertë. Skuadra kampione e Superligës pas barazimit ndaj Teutës kërkon të rikthehet te fitorja edhe pse situate në kampin e kuq nuk është shumë e mirë.

Problemet mes mbrojtësit Hakaj dhe trajnerit Lerda e tregojnë mjaft mirë. Një gjë e tillë pritet të marrë shumë shpejt zgjidhje dhe do të jenë drejtuesit ata që do të vendosin.

Partizani nuk do të ketë të gatshëm mesfushorin Romero për këtë ndeshje për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e fundit ndaj durrsakve.

Ditën e sotme skuadra ka vijuar përgatitjet në kuadër të takimit të radhës ndaj Vllaznisë, i vlefshëm për javën e 8-të të kampionatit. Seanca e sotme është zhvilluar paradite në kompleksin sportiv “Pepa”. Trajneri Lerda dhe stafi kanë punuar me kontinentin e lojtarëve që kanë në dispozicion.

Me skuadrën mungojnë Trashi, Hoxha, Mala dhe Braun që ndodhen ende me kombëtaret. Sipas programit stërvitja e sotme ka qenë e karakterit fizik. Të martën ekipi do të vijoj përgatitjet në orën 10.00 në kompleksin sportiv “Pepa”./newsport/