Partizani dhe Vllaznia do të “përplasin brirët” ditën e sotme në “Elbasan Arena”, me supersfidën e javës së tretë që do të startojë në orën 19:45.
Për sa i përket statistikave, Partizani dhe Vllaznia janë përballur 161 herë në total, ku 48 herë ka triumfuar Vllaznia, 41 sfida janë mbyllur në barazim dhe 72 herë ka fituar Partizani.
Te kuqte kane shenuar 214 gola ne keto perballje, ndersa shkodranet kane shenuar 152 gola. Kuptohet qe kjo diference e madhe eshte krijuar kryesisht ne vitet ’50-’60 kur Partizani “bente ligjin” ne futbollin shqiptar, ndersa Vllaznia vuante jo pak.
Fitoren e fundit ne keto perballje, ekipi i drejtuar sot nga trajneri Ilir Daja e ka arritur me 24 korrik 2020 me shifrat 3-0. Ndersa Vllaznia fitoren e fundit ndaj te kuqve e ka 21 maj te ketij viti, kur goli i Herald Markut (qe sot luan per Partizanin) i dha fitoren 1-0.
Sakaq, barazimi i fundit ne mes ketyre dy ekipeve eshte arritur me 31 janar te ketij viti, ne shifrat 0-0.