Teuta pret në shtëpi Egnatian në sfidën e javës së 33-të të “Abissnet Superiore”, me skuadrat që kërkojnë fitoren për të shmangur zonën “play-out”.

“Djemtë e Detit” ndodhen 6 pikë larg rrogozhinasve dhe me një fitore mund të sigurojnë matematikisht mbijetesën dhe mund të afrohen me Partizanin e vendit të tretë me 6 pikë.

Nga ana tjetër, Egnatia mund ta shkurtojë distancën me tre pikë në rast fitoreje dhe në sfidat e mbetura mund të provojë shanset e saj për të shmangur zonën “play-out”.

LIVE TEUTA-EGNATIA 2-0
10′ Beqja, 13′ Daci