Ndeshja Partizani- Vllaznia e vlefshme per javen e 17-te te Kategorise Superiore do te startoje ne oren 16:45 ne “Elbasan Arena” dhe konsiderohet shume e rendesishme per te dy ekipet.

Por sakaq, siç dihet, kjo ndeshje do te luhet pa pranine e tifozeve ashtu si dhe gjithe te tjerat per shkak te protokollit sanitar te hartuar per pandemine covid-19.

Megjithate kjo gje nuk i ka penguar tifozet e Vllaznise te nisen pak me pare drejt Elbasanit per te qene te pranishem ne kete ndeshje. Kuptohet jo nga shkallet e stadiumit, por nga ambjentet prane tij.

Dy furgone dhe disa autovetura jane nisur ne autokolone dhe me siguri qe ambjenti prane “Elbasan Arena” do te jet vertete festiv nga ana e tyre.

Tifozet shkodrane po i qendrojne shume afer skuadres ne keto momente dhe me siguri qe kjo mbeshtetje qe po i japin eshte nje shtyse me shume per te bere mire edhe ne takimin e sotem ndaj Partizanit./SHKODRA-SPORT.COM/