Partizani pret në Air Albania Vllazninë, me të kuqtë të cilët vijnë në një formë të shkëlqyer pas dy fitoreve radhazi.

Kryeqytetasit e trajnerit Dritan Mehmeti kërkojnë të ngjisin shkallët e klasifikimit, teksa shkodranët të cilët janë pesë pikë para tyre.

Sakaq, trajneri Mehmeti ka përzgjedhur edhe formacionin titullar me Skukën, njeriun e momentit që e nis nga minuta e parë, ndërsa një fanellë titullari i është besuar edhe Dean Liços në mesfushë.

Nga ana tjetër, Vllaznia vjen pas triumfit në ndeshjen e fundit me Teutën dhe kërkon vazhdimësinë, teksa Thomas Brdaric ka vendosur për formacionin startues.

Në 11-shen e titullarëve nuk ka ndryshime nga java e kaluar, teksa në sulm konfirmohen Latifi, Djurdjevic apo edhe Da Silva.