Partizani-Teuta 0-2 Albion Marku 40′, Kallaku p’ 64′

Partizani ka humbur ndeshjen e parë pa Skukën dhe Bitrin dhe ka “frikësuar” jo pak tifozët e tij për vazhdimin e luftës për titull. Të kuqtë u mundën me shifrat 0-2 nga Teuta dhe nuk kishin forcë reagimi.

Të kuqtë e nisën me marsh të pestë duke krijuar jo pak raste në inutat e para dhe kishte kombinime të bukura mes lojtarëve. Albion Marku i shtangu në minutën e 40 me një gjuajtje nga distanca. Lojtari nuk festoi pasi ka luajtur më parë me Partizanin.

Më pas Telushi djallosi gjithçka në të 63 duke i falur një penallti të panevojshme Teutën. Kallaku do ta shfrytëzonte mundësinë e krijuar teksa nga 11-metrat e dërgoi topin nga njëra anë dhe Hoxhën në tjetrën.