Auron Miloti ka debutuar diten e djeshme ne pankinen e Vllaznise si trajner. Nje start qe ne fakt nuk ka rezultuar ashtu si duhet sepse ne fund te 90 minutave ne sfiden ndaj Bylisit, kuqeblute nuk shkuan me shume sesa nje barazim pa gola 0-0.

Megjithate klubit shkodran e ka uruar trajnerin e saj per kete debutim e njekohesisht edhe per karrieren ne vazhdim per te qene e tille siç ka qene ajo si futbollist.

“Pak më shumë se 30 vjet më parë, debutonte si lojtar me fanellën e Vllaznisë duke vijuar më pas një karrierë të suksesshme.

Dje ndërkohë debutoi sërish me Vllazninë por këtë herë në pankinë dhe padyshim që i urojmë Auron Milotit një karrierë të suksesshme edhe si trajner. Forca Vllaznia”- shkruhet ne faqen e klubit shkodran.

Miloti e mori drejtimin e kuqebluve ne nje moment te veshtire megjithate tashme e ka per detyre qe te shpetoje sezonin e tyre ndonese skuadra po kalon momente aspak te mira, shoqeruar me faktin qe nuk fiton prej 6 javesh ne kampionat./SHKODRA-SPORT.COM/