Pavaresisht perpjekjeve dhe ndonese ka luajtur per mbi 50 minuta me nje futbollist me pak, Vllaznia U19 eshte ndeshkuar ne minuten e 90-te dhe si rrjedhoje nuk ka mundur dot te fitoje ndaj Skenderbeut. Takimi i luajtur mesditen e sotme ne “Reshit Rusi” eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 3-3.

Vllaznia U19 e ka nisur ne menyren e duhur ndeshjen dhe brenda dy minutash, ne te 26-ten dhe 28-ten ka shenuar dy here, fillimisht me ane te Klajti Halilit dhe me pas me Omer Repajn. Dhe kur dukej se gjithçka po shkonte ne menyren e duhur, ne fakt diçka ka ndryshuar ne menyre te papritur.

Ne minuten e 41-te portieri i Vllaznise Aron Jukaj eshte ndeshkuar me karton te kuq duke u larguar ne kete menyre nga fusha e lojes dhe duke e lene skuadren e tij me nje futbollist me pak.

Korçaret kane perfituar nga kjo gje dhe ne minutat shtese te pjeses se pare kane arritur te ngushtojne shifrat me ane te futbollistit Hasaj dhe ajo do te mbyllej ne shifrat 2-1. Nderkohe ne fillimin e pjeses se dyte do te ishte Iftica qe edhe do te barazonte rezultatin. Kjo krijoi njefare paniku ne kampin kuqeblu por qe do te zgjaste pak minuta.

Kjo sepse ka qene mesfushori William Cungu ai qe ne minuten e 72-te ai qe do te shenonte golin e trete dhe qe u duk se do t’i jepte fitoren ekipit te tij, por ne fakt nuk do te ndodhte keshtu. Ne minuten e 90-te Shuri do te shenonte per korçaret dhe ne kete menyre i gjithe takimi do te mbyllej ne shifrat e barabarta 3-3.

Me kete fitore ekipi shkodran eshte ngjitur ne kuoten e 13 pikeve duke qene i pozicionuar ne vendin e peste te renditjes. Kuptohet disi larg pritshmerive megjithate Vllaznia U19 sivjet eshte shoqeruar nga problematika te shumta te cilat e kane penalizuar jo pak ate./SHKODRA-SPORT.COM/

VLLAZNIA U19- SKENDERBEU U19 3-3

Shenues: Halili ’26, Repaj ’28, Cungu ’72/ Hasaj ’45, Iftica ’53, Shuri ’90

VLLAZNIA U19: Jukaj, Repaj, Kapllanaj, Rroku, Selmani, Muhaj, Shimaj, Cungu, Brahimi, Zaganjori. Halili. Trajner Edmond Doçi. U aktivizuan edhe Lujkaj, Hagrepi e Dodaj.