HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPas Ditmar Bicajt, edhe shkodrani Arsid Kruja drejt largimit nga Teuta

Pas Ditmar Bicajt, edhe shkodrani Arsid Kruja drejt largimit nga Teuta

Pas largimit të mbrojtësit të djathtë maqedonas, Bojan Gjeorgjievski, të cilit i përfundoi kontrata me Teutën, lojtari i radhës që ikën nga durrsakët është Arsid Kruja.

Mesfushori me tipare sulmuese gjithashtu është në fund të kontratës dhe palët nuk do të vazhdojmë më bashkëpunimin. “‘Kontrata ime 1-vjeçare përfundon tani dhe me shumë gjasa nuk do të ketë një rinovim të saj. Ishte një eksperiencë e bukur dhe jam i lumtur që isha pjesë e skuadrës së Teutës.”

“Dua t’i falenderoj të gjithë në këtë klub, pa harruar dhe tifozët për mbështetjen. Do ta kujtoj gjithmonë për mirë këtë eksperiencë këtu”, – deklaroi Kruja për “Panorama Sport”.

Me kete largim te mundshem nga Teuta, tashme duhet te presim destinacionin e ardhshem te mesfushorit shkodran i cili e nisi me shume buje karrieren e tij por me pas gjerat rrodhen ndryshe dhe tashme atij do t’i duhet te kerkoje nje ekip tjeter.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments