Rubin Hebaj nuk do te jete me futbollist i Teutes. Sulmuesi shkodran e ka mbyllur ne fund te dhjetorit kontraten qe ka patur me durrsaket dhe ka vendosur qe te mos rinovoje me me te, ndonese trajneri Edi Martini ka dashur ta kete serish ne skuader.

Largimi nga kjo skuader, beri qe ne Shkoder te hidhet menjehere ideja per nje afrim te mundshem te tij tek Vllaznia, madje tifozet i kerkuan menjehere presidentit Xhaferi qe te niste bisedimet me te, per ta bindur qe te vishet kuqeblu.

Por ne fakt duket se sulmuesi 24 vjeçar me shume mundesi do te luaje serish jashte Shqiperise. Burime prane “Shkodra Sport” bejne te ditur se ne adrese te Hebajt ka ardhur nje oferte shume e mire nga nje ekip aziatik dhe ne ditet ne vijim mund te kete zhvillime ne lidhje me kete çeshtje.

Sulmuesi ne fakt prej pak ditesh ndodhet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes bashke me familjen e tij dhe me çeshtjen e merkatos po merret menaxheri i tij. Kuptohet qe kjo çeshtja e gjetjes se nje ekipi te ri duhet te marre zgjidhje sa me shpejt sepse lojtari ka nevoje te vendose per te ardhmen e tij.

Megjithatw ne Shkoder apo dhe ne skuadrat e tjera shqiptare ende shpresojne qe ky transferim i Hebajt jashte vendit te mos realizohet, ne menyre qe te hidhen ne sulm per te marre sherbimet e tij. Kjo sepse kemi te bejme me nje sulmues cilesor qe do t’i bente pune çdo skuadre./SHKODRA-SPORT.COM/