Vllaznisë i mungojnë tri pikë në krahasim me renditjen e kampionatit të kaluar pas 15 javësh kampionat. Skuadra e Mirel Josës ka grumbulluar aktualisht 22 pikë, duke regjistruar 6 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje, me një golavarazh 16:14.

Në kampionatin e kaluar, kur ekipi drejtohej nga Tomas Brdariç, grumbullonte 25 pikë pas 15 javësh, duke mbajtur të njëjtin pozicion si ky sezon. Kishte marrë 6 fitore, 7 barazime dhe vetëm 2 humbje, ndërsa kishte shënuar 23 gola dhe pësuar 16 të tillë.

Duket qartë që mbrojtja ka pasur probleme jo vetëm gjatë këtij kampionati. Gjithsesi, në kushtet kur ende nuk është mbyllur plotësisht pjesa e parë e sezonit, Vllaznia ka kohën e duhur për të rikuperuar, edhe pse tashmë Partizani kryesues është shkëputur 7 pikë.

Pavaresisht ketij fakti, gjithçka varet nga gjysma e dyte e sezonit. Per me teper, qe kampionati ende nuk ka shkuar ne gjysmen e tij dhe mundesia per t’i rikuperuar keto pike eshte e madhe. Thjesht duhet perqendrim dhe padyshim edhe mbeshtetje.