Pamjet nga butiku i skuadrës nga Arabia Saudite, Al Hilal po bëjnë xhiron e botës, teksa në të është shfaqur fanella e yllit argjentinas Lionel Mesi.
Pas transferimit të Kristiano Ronaldos te Al Nasr, ndoshta ëndrra e tifozëve të Al Hilal për të parë Mesin me ekipin e tij edhe mund të realizohet një ditë, duke zhvendosur “El Clasicon”-n e dy nga futbollistëve më të mirë të botës në Arabinë Saduite.
Edhe pse duket shumë e vështirë që Mesi të largohet nga PSG-ja për t’u transferuar te Al Hilal, tifozët e kësaj skuadre nuk kanë nguruar të blejnë fanellën e ekipit të tyre të zemrës me emrin e Mesit mbi shpinë.
Megjithate shumat qe po shpenzojne arabet, nuk perjashtojne çdo mundesi transferimi dhe per kete arsye edhe ne kete rast kurre nuk duhet thene kurre. Fanella e Messit ka filluar te shitet tashme…