Veleçiku e mbylli vitin 2022 ne vendin e katert te renditjes dhe disi larg asaj çfare kishte menduar ne fillim te sezonit, çka e beri trajnerin Dritan Smajli te vinte ne dyshim vazhdimin e punes se tij ne krye te ketij ekipi.

Megjithate çdo dileme tashme eshte lene pas dhe brenda 2-3 ditesh ekipi do t’i rikthehet serish stervitjes, per gjysmen e e dyte te sezonit ku do te kerkojne me insistim te arrijne objektivin, ngjitjen ne kategorine e pare.

Por skuadra ka nevoje per perforcime dhe drejtuesit koplikas i kane hedhur syte nga Vllaznia. Nga sa behet e ditur per “Shkodra Sport”, ata do te “trokasin” serish ne Shkoder tek kreret e klubit kuqeblu per te kerkuar ndihmen e tyre.

“Shkodra Sport” meson se trajnerit Smajli i pelqejne shume futbollistet Paulo Pjeshka dhe Antonio Delaj dhe do te kerkoje huazimin e tyre nga Vllaznia, ngaqe tek kjo skuader nuk po gjejne hapesirat e duhura per aktivizim.

Dy 20 vjeçaret do te ishin nje ndihme e madhe per Veleçikun ne manovren sulmuese, megjithate duhet pare tashme nese vete lojtaret kane deshire te huazohen apo jo dhe po ashtu edhe vendimin qe do te marre stafi teknik i Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/