Menjëherë pas transferimit të Hakimit, Inter ka hapur bisedimet edhe për të blerë mbrojtësin e majtë italian të Chelseas, Emerson Palmieri.

Së fundmi “Sky Sport Italia” raporton se Antonio Conte i ka bërë të ditur skuadrës së tij që dëshiron ta ketë Palmierin në krahun e majtë të mbrojtjes së tij.

Ish mbrojtësi i Romës e ndoqi Conten tek Chelsea në janar të 2018 për shifrën e 20 milionë eurove.