Pas ndeshjeve të Kupës të luajtur ditën e mërkurë dhe të enjte, tashmë do të rikthehen emocionet e kampionatit. Java e 20-të e Abissnet Superiore do të luhet në dy ditë dhe është planifikuar për t’u zhvilluar ditën e diel me dy dy ndeshje të hënën me sfidat e radhës.

Kukësi-Kastrioti është ndeshja e parë që do të hapë siparin e javës së 20-të. Ky takim do të luhet ditën e diel në orën 13:45 në “Arena Egnatia”. Po të dielën do të luhet edhe ndeshja Vllaznia-Teuta e cila do të zhvilllohet në stadiumin “Loro Boriçi” e do të nisë në orën 16:45.

Ditën e hënë në orën 16:45 do të luhen dy sfidat e radhës. Në “Elbasan Arena”, Dinamo do të përballet me Laçin, ndërsa Skënderbeu pret në Korçë Partizanin. Java e 20-të do të mbyllet me duelin Tirana-Egnatia. Kryesuesit e kampionatit presin në “Air Albania”, Egnatia dhe ndeshja do të nisë në orën 19:45.

Java e 20-të

E diel

Kukësi-Kastrioti Ora 13:45

Vllaznia-Teuta Ora 16:45

E hënë

Dinamo-Laçi Ora 16:45

Skënderbeu-Partizani Ora 16:45

Tirana-Egnatia Ora 19:45