Pas ndeshjeve të Kupës rikthehet Superliga. Java e 29-të e kampionatit shqiptar është planifikuar të luhet në fundjavë dhe është e ndarë në dy ditë.

Dy sfidat e para për këtë javë do të luhen ditën e shtunë në orën 13:45. Egnatia do të presë në shtëpi Tiranën, ndërsa Kastrioti pret në Kamzë Kukësin e Diego Longos.

Ditën e diel do të luhen 3 ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në dy orare të ndryshme. Fillimisht në orën 13:45 do të luhet Laçi-Dinamo, kurse në orën 16:45 do të luhen dy ndeshjet e tjera. Teuta pret Vllazninë në “Niko Dovana”, kurse Partizani do të luajë në “Elbasan Arena”, kundër Skënderbeut.

Java e 29-të e Superligës

E shtunë 16 prill

13:45 Egnatia-Tirana

13:45 Kastrioti-Kukësi

E diel 17 prill

13:45 Laçi-Dinamo

16:45 Teuta-Vllaznia

16:45 Partizani-Skënderbeu