Tërbuni po bën një kampionat me ulje-ngritje në Kategorinë e Parë. Nëse shikojmë statistikat, repartet e pukjanëve janë shumë të ndryshëm në cilësi.

Mbrojtja duket se funksionon për mrekulli. Kjo skuadër ka pësuar vetëm 7 gola deri më tani, në 17 ndeshje. Shifra të kënaqshme këto dhe mund të themi me plot gojën se prapavija e tyre është një nga më të mirat në kampionat.

Ndryshojnë gjërat kur flasim për sulmin. Ofensiva nuk po tregon as cilësi, as saktësi, pasi golat e realizuar deri më tani janë vetëm 10.Tërbuni renditet në vendin e shtatë me 25 pikë, po aq sa ka edhe skuadra e Burrelit.

Statistikat:

Gola të shënuar: 10

Gola të pësuar: 7

Ndeshje: 17