Kampionati i volejbollit për meshkuj ka hyrë në një fazë të rëndësishme. Superliga luan sot dhe nesër ndeshjet e javës së 11-të.

Kështu, Vllaznia sfidon Tiranën, duke nisur nga ora 18:00. Skuadra e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja është jo fort mirë e pozicionuar, teksa e sheh veten katër vende nga fundi, me 10 pikë.

Ndeshjen e fundit, ata u mundën nga Elbasani me shifrat 3-2, teksa sot shkodranët do synojnë një fitore.

Ndeshja Vllaznia-Tirana, në volejboll për meshkuj, e vlefshme për kampionatin kombëtar, do të luhet sonte në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, duke nisur nga ora 18:00.

Maringlen ZHIVANI